VLEN: Pas 14 viktimave, përgjegjësia nuk mund të përfundojë te “kablloja”

VLEN ka reaguar ndaj vendimit të Prokurorisë për mbylljen e rastit që lidhet me prokurimin publik për ndërtimin e spitaleve modulare, duke e lidhur atë me tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona.

Në reagimin e saj, VLEN akuzon liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe Prokurorinë e drejtuar nga Islam Abazi, duke ngritur pyetjen se si, pas 14 viktimave, përgjegjësia mund të përfundojë te “kablloja”.

Nga VLEN kërkojnë hetim të pavarur dhe zbardhje të plotë të përgjegjësisë për tragjedinë në Tetovë.

VLEN thekson se do të vazhdojë të kërkojë zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësinë për viktimat, ndërsa paralajmëron se, sipas tyre, “ndëshkimi politik” për këtë papërgjegjshmëri do të vijë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *