Një tjetër viktimë nga ethet e Nilit Perëndimor, 10 të vdekur

Një 70-vjeçar nga Komuna e Aerodromit ka vdekur gjatë fundjavës në Klinikën Infektive nga ethet e Nilit Perëndimor. Ai kishte edhe sëmundje shoqëruese dhe ishte trajtuar 57 ditë në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Aktualisht, në Klinikën Infektive janë të shtruar shtatë pacientë, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.

Sipas drejtorit të Klinikës, Fadil Cana, deri tani janë hospitalizuar 67 pacientë me formën neuroinvazive të infeksionit. Dhjetë kanë vdekur, 50 janë shëruar, ndërsa shtatë vazhdojnë trajtimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *