Tetovë: Vazhdojnë punimet për sanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit

NPK „SHARRI“ – Tetovë njofton se vazhdojnë punimet për sanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit në rrugën „Vëllezërit Milladinov“. Për shkak të kompleksitetit të ndërhyrjes, punimet pritet të zgjasin deri në orët e vona të mbrëmjes, transmeton Portalb.mk.

„Për momentin, furnizimi me ujë është siguruar deri te fabrika ‘Teteks’ dhe ‘Pofiks’, ndërsa për pjesën tjetër të zonës, gjendja do të stabilizohet gjatë ditës, në varësi të zhvillimit të punimeve. Ekipet e NPK ‘SHARRI’ janë në terren dhe punojnë për përfundimin e ndërhyrjes në afatin më të shkurtër të mundshëm“, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Ndërkohë, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën „Vëllezërit Milladinov“, më herët ishte ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në zonën te Xhamia e Larme (Xhamia e Pashës), si dhe në një pjesë të bulevardit „Ilinden“.

NPK „SHARRI“ njoftoi gjithashtu se është përfunduar me sukses sanimi i defektit në rrugën „Lubotenska“ dhe se furnizimi me ujë në këtë zonë është duke u normalizuar.

„Ekipet tona kanë përfunduar ndërhyrjen në rrjet, ndërsa furnizimi me ujë është duke u normalizuar. Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin dhe durimin“, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në fshatrat Reçicë e Vogël, Reçicë e Madhe, Poroj dhe Xhepçisht, uji nuk është i sigurt për pije dhe për këtë arsye është vendosur ndalesë për përdorimin e tij për konsum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *