Papunësia në Maqedoninë e Veriut bie në 11,3%, rritet punësimi joformal

Numri i popullsisë aktive në tremujorin e dytë të vitit 2026 është rritur për 0,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i të papunëve ka shënuar ulje prej 1,5 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, popullsia aktive në vend numëron 798.718 persona. Prej tyre, 708.698 janë të punësuar, ndërsa 90.020 persona janë të papunë. Shkalla e aktivitetit është 52,5 për qind, shkalla e punësimit 46,6 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë ka arritur në 11,3 për qind.

Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 63,6 për qind janë burra, ndërsa 36,4 për qind janë gra. Ndërkohë, numri i personave të punësuar është rritur për 1 për qind, ku 57,7 për qind janë burra dhe 42,3 për qind gra.

Në tremujorin e dytë të vitit 2026 është shënuar edhe rritje e punësimit joformal. Numri i të punësuarve në mënyrë joformale ka arritur në 101.022 persona, ose 7,2 për qind më shumë krahasuar me tremujorin paraprak.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, rritja më e madhe vjen nga sektorët e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, ku janë evidentuar 51.487 persona, që përbëjnë 51 për qind të punësimit të përgjithshëm joformal. Në sektorin e ndërtimtarisë janë të përqendruar 17,2 për qind e të punësuarve joformalë.

Të dhënat tregojnë se aktivitetet sezonale në bujqësi dhe ndërtimtari vazhdojnë të kenë ndikim të madh në lëvizjet tremujore të punësimit joformal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *