31 zjarre në 24 orët e fundit në vend, katër ende aktive

Gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar në territorin e shtetit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), katër zjarre janë ende aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 24 të tjerat janë shuar.

Zjarret aktive janë në territoret e komunave Studeniçan dhe Zelenikovë, Gostivar dhe Makedonski Brod, Çashkë dhe Strugë, ku flakët kanë përfshirë pyje të përziera, pyje të ulëta, kullota dhe bimësi të ulët.

Nën kontroll janë zjarret në Kërçovë, në deponinë e Dellçevës dhe pranë fshatit Strmnicë në Komunën e Bërvenicës.

Ndërkohë, ekipet zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë zjarret në 24 komuna. Në disa raste janë djegur edhe vreshta dhe pemishte, ndërsa në një fabrikë lëkurësh pranë fshatit Biglla në Dellçevë ka marrë flakë lëkurë e depozituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *