Ndalet përdorimi i ujit për pije në katër fshatra të Tetovës
Uji në Reçicën e Vogël, Reçicën e Madhe, Poroj dhe Xhepçisht nuk është i sigurt për pije, pas analizave që kanë konstatuar se nuk i plotëson kushtet për konsum.
NPK “Sharri” ka bërë thirrje që banorët të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të ri nga institucionet kompetente.
Nga ndërmarrja sqarojnë se këto fshatra nuk furnizohen nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës dhe se përgjegjësia për furnizimin dhe menaxhimin e ujësjellësit është e strukturave lokale përkatëse.

