Sali: Pritet takim Shkup-Sofje për zhbllokimin e procesit eurointegrues
Pas paralajmërimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se javën e ardhshme pritet një hap i ri për zhbllokimin e procesit eurointegrues, zv.kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, njoftoi se pritet takim mes ministrave të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në Sofje.
Në emisionin “Click Plus” në TV21, Sali tha se qëllimi i takimit është intensifikimi i komunikimit mes dy qeverive. Sipas tij, të dyja palët kanë dhënë dakordim për takim, ndërsa Shkupi ende pret konfirmimin zyrtar për datën dhe vendin.
BEKIM SALI – ZV.KRYEMINISTËR I PARË & MINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Duke folur për marrëdhëniet me Bullgarinë, Sali theksoi se Maqedonia e Veriut nuk vendos ultimatume, por kërkon që çdo kërkesë dhe detyrim të jetë i qartë dhe transparent.
Sipas tij, çdo kërkesë e re pas ndryshimeve kushtetuese do të krijonte pasiguri dhe do të mund ta zgjaste më tej procesin e integrimit evropian.
BEKIM SALI – ZV.KRYEMINISTËR I PARË & MINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Sali vlerësoi se procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut ka ngecur për shkak të bilateralizimit të çështjeve evropiane, duke përmendur se vendi ka humbur ritmin në raport me shtetet e tjera që dikur ishin në të njëjtin pozicion.
Maqedonia e Veriut ende nuk ka një datë konkrete për fillimin e negociatave me BE-në. Qeveria e konsideron integrimin evropian prioritet strategjik, ndërsa për ndryshimet kushtetuese kërkohet një vendim më i gjerë politik dhe, sipas Salit, një proces i qartë dhe i parashikueshëm.
Sipas tij, hapi i radhës duhet të jetë zhbllokimi i procesit përmes dialogut dhe marrëveshjes mes palëve.

