Mickoski kundër shkurtimit të festave? “Të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen”

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen, duke komentuar propozimin e Odës Ekonomike për uljen e numrit të ditëve jopune për festat.

“Në parim mendoj se të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen dhe këtu nuk kam asnjë dilemë”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Reagimi i kryeministrit vjen një ditë pasi Oda Ekonomike njoftoi se së shpejti do t’i dorëzojë Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës propozim-ndryshime në Ligjin për Festat.

Sipas propozimit, numri i ditëve jopune do të reduktohej në mënyrë indirekte në 13, ndërsa festat që bien të dielën nuk do të barteshin më si ditë jopune të hënën.

Nga Oda sqaruan se nuk kërkohet anulimi i festave ekzistuese, por rishikimi i mënyrës së shfrytëzimit të ditëve jopune.

Ndaj propozimit kanë reaguar sindikatat, të cilat janë shprehur kundër, duke vlerësuar se ndryshimet do të nënkuptonin më pak ditë pushimi për punëtorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *