Ndahet nga jeta gazetari dhe juristi Nuri Bajrami
Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Nuri Bajrami nga Gostivari, një emër i njohur në gazetari, administratën publike dhe institucionet shtetërore.
Bajrami do të kujtohet për kontributin e tij në media, ku për rreth një dekadë punoi si gazetar dhe kryeredaktor në TV2, duke dhënë një rol të rëndësishëm në informimin profesional dhe zhvillimin e gazetarisë.
Me profesion jurist, ai ushtroi detyrën për shumë vite në Komunën e Gostivarit, ndërsa më vonë shërbeu edhe si nënkryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ku u angazhua për forcimin e integritetit institucional dhe luftën kundër korrupsionit.
Nuri Bajrami vlerësohej nga kolegët dhe bashkëpunëtorët për profesionalizmin, ndershmërinë dhe përkushtimin në çdo detyrë që ushtroi.
Familja Bajrami ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë.
Ngushëllime familjes Bajrami, të afërmve, miqve dhe kolegëve. U prehtë në paqe.

