Siljanovska-Davkova në Samitin e NATO-s

Evropë më e bashkuar, NATO më e fuqishme

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara, ku theksoi rëndësinë e një Evrope të zgjeruar, të bashkuar dhe të bazuar në vlera demokratike.

Para fillimit të takimit të liderëve të Aleancës, Siljanovska-Davkova tha se motoja “Evropë më e fuqishme – NATO më e fuqishme” nënkupton një Evropë të bashkuar, që jeton në paqe dhe respekton parimet demokratike.

“Një Evropë e zgjeruar dhe e bashkuar është një Evropë më e fuqishme. Fuqia e vërtetë buron nga parimet, vlerat dhe demokracia”, deklaroi presidentja.

Gjatë qëndrimit në Ankara, ajo mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ku liderët diskutuan për sigurinë euroatlantike, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe unitetin brenda Aleancës.

Në Samitin dyditor marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s. Në fokus të diskutimeve janë rritja e investimeve në mbrojtje, forcimi i sigurisë kolektive dhe mbështetja për Ukrainën.

Siljanovska-Davkova kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut, ku bëjnë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *