Kolona në kufi me Serbinë dhe Greqinë, pritje deri në një orë në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”

Pritje deri në 40 minuta deri në një orë janë regjistruar për hyrje dhe dalje nga vendi në pikën kufitare “Tabanoc” me Serbinë, ndërsa pritje të ngjashme për dalje nga Maqedonia e Veriut ka edhe në pikën kufitare “Bogorodicë” me Greqinë, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas të dhënave të LAMM-së, situata në kufij është raportuar në orën 06:00 të mëngjesit. Megjithatë, pamjet nga kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore tregojnë se në “Bogorodicë” kolonat e automjeteve kanë vazhduar edhe pas orës 09:00.

Në anën tjetër, situata në “Tabanoc” gjatë mëngjesit është përmirësuar, ku sipas pamjeve në kohë reale është vërejtur një numër dukshëm më i vogël automjetesh dhe më pak ngarkesë në pikën kufitare.

Në pikat e tjera kufitare të vendit, sipas LAMM-së, nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje apo dalje.

Ndërkohë, intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur, por trafiku zhvillohet pa pengesa të mëdha. Rrugët janë kryesisht të thata dhe të kalueshme.

LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm në akset rrugore që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.

Kujdes i shtuar rekomandohet në rrugët Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë, ku kushtet e terrenit mund të ndikojnë në sigurinë e qarkullimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *