“Safe City” evidenton mbi 310 mijë shkelje në trafik, mbi 180 mijë nga automjetet me targa të huaja
Sistemi “Safe City” ka evidentuar gjithsej 310.865 shkelje në komunikacion nga fillimi i funksionimit të tij në shkurt deri më 20 gusht 2026, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Pjesa më e madhe e kundërvajtjeve, përkatësisht 301.835 raste, kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se në periudhën prej 02.02.2026 deri më 20.08.2026 në sistemin ‘Safe City’ janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje, prej të cilave pjesa më e madhe i referohen drejtimit të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara – 301.835 shkelje“, thonë nga MPB.
Sipas MPB-së, 180.378 shkelje janë evidentuar te automjetet me targa të huaja. Vetëm gjatë periudhës 19–20 gusht, sistemi ka regjistruar 5.514 kundërvajtje nga automjete me targa të huaja.
„Lidhur me shkeljet e bëra nga automjetet me targa të huaja, në periudhën nga fillimi i funksionimit të sistemit ‘Safe Cty’ janë regjistruar gjithsej 180.378 shkelje, ndërsa në periudhën prej 19.08.2026 deri më 20.08.2026 janë regjistruar 5.514 shkelje nga automjetet me targa të huaja“, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga 19 gushti kanë nisur edhe shqiptimi i gjobave për shoferët e huaj. Në pikën kufitare “Tabanoc”, gjatë daljes nga vendi, kontrollohen automjetet për të cilat “Safe City” ka evidentuar më herët shkelje në trafik.
MPB-ja u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

