ASK blen gjashtë automjete “Shkoda” për 159 mijë euro

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) ka blerë gjashtë automjete të markës “Shkoda” në vlerë prej 159 mijë eurosh me TVSH, ku në çmim përfshihet edhe servisi i rregullt.

Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Prokurimeve Publike, në thirrjen publike për furnizimin me automjete është paraqitur vetëm një ofertues, kompania “Josifov DOOEL Import-Eksport Manastir”.

Katër automjete janë të modelit “Shkoda Octavia” 1.5 TSI MT6 me transmision manual me gjashtë shpejtësi, ndërsa dy të tjera janë të modelit “Shkoda Octavia” 1.5 TSI DSG me transmision automatik.

Kjo kompani këtë vit ka siguruar automjete me leasing operativ edhe për Shoqërinë Aksionare për Ndërtim dhe Menaxhim me Hapësirë Banimi dhe Biznesi. Më herët, “Josifov DOOEL Import-Eksport Manastir” ka fituar tenderë për furnizimin me automjete edhe në Agjencinë e Aviacionit Civil dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku policia bleu automjete me mjete të siguruara përmes një donacioni çek.

Sipas raportimit të “Slloboden Peçat”, kompania ka fituar tenderë për furnizimin me automjete edhe në institucione të tjera shtetërore, përfshirë Ministrinë e Administratës Publike dhe Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Planor Jugperëndimor.

ASK-ja ishte pajisur me automjete të reja edhe në maj të vitit 2024, kur bleu automjete të modeleve “Renault Megane” dhe “Opel Corsa”, si dhe një furgon pasagjerësh “Peugeot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *