Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Ministri i deritanishëm për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ia ka dorëzuar detyrën pasardhësit të tij nga radhët e VLEN-it, Agon Feratit.

Gjatë takimit të dorëzim-pranimit të detyrës, Stoilkoviq i tha Feratit se qëndrimi i tij në këtë pozitë ka qenë i shkurtër, duke i uruar sukses në punën e mëtejshme.

Agon Ferati vjen në këtë post me përvojë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është pjesë e Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime profesionale në institucione ndërkombëtare si Instituti Robert Schuman, Universiteti Lund, OSBE dhe UNOPS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *