Shasivari dhe Rokas diskutuan për reformat në drejtësi dhe integrimin evropian

Maqedonia e Veriut synon t’i japë një dinamikë të re reformave në procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë në sistemin e drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim me ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, ku u diskutua për zbatimin e reformave në gjyqësor, sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Agjenda e Reformave dhe Klasteri “Vlerat Themelore”.

Gjatë takimit, Shasivari theksoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe avancimit të reformave të nevojshme për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në takim u vlerësua edhe mbështetja e Bashkimit Evropian përmes projekteve IPA, të cilat kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe digjitalizimin e sistemit gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *