Abazi nuk do të kandidoj për mandat të dytë në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar. “Duhet t’u jepet mundësia edhe kolegëve të tjerë”
Shefi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë katërvjeçar. Pas përfundimit të mandatit, ai pritet të rikthehet në Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar, të cilën e drejtonte para se të zgjidhej në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar në vitin 2022. Ndërkohë, Këshilli i Prokurorëve Publikë ka shpallur tashmë konkursin për zgjedhjen e drejtuesit të ri.

