BDI kërkon zgjedhje të parakohshme, VLEN: “BDI nuk di të funksionojë pa pushtet”

BDI i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke kërkuar që ato të kthehen në veprim konkret. Partia kërkon shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e menjëhershëm të datës së zgjedhjeve, duke pretenduar se Qeveria ka humbur legjitimitetin.

“BDI është e gatshme. Le të shpërndahet Kuvendi. Le të caktohet data. Le të shkojmë në zgjedhje”, thuhet në reagimin e partisë.

Nga ana tjetër, koalicioni VLEN e akuzon BDI-në se kërkon zgjedhje për shkak të vështirësive në opozitë. VLEN thotë se prioritet janë projektet infrastrukturore, përfshirë Korridorin 8, rrugën Shkup–Bllacë dhe Tetovë–Prizren, ndërsa zgjedhjet i quan më pak të rëndësishme.

“Opozita e ka lodhur BDI-në. Kjo parti nuk di të funksionojë pa pushtet. Ekzistenca e tyre lidhet ngushtë me keqpërdorim pushteti, me paratë e qytetarëve, me tenderë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *