Ferati: Punojmë për një institucion funksional, gjithëpërfshirës dhe më afër qytetarit
Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Nicole Varns.
Sipas Feratit, takimi zhvillohet në një moment të rëndësishëm, kur Ministria është duke punuar në Planin Vjetor, ristrukturimin dhe modernizimin e institucionit, si dhe në konceptin “25 vite dhe përtej”, në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit.
“Qëllimi ynë është i qartë: një institucion funksional, gjithëpërfshirës dhe më afër qytetarit”, ka shkruar Ferati në një postim në rrjetet sociale.

