Yll Rrustemi sfidon studentët për solidaritet, Mevlan Ademi ia kthen: „Përkrahje tastiere ka mjaft!“

Thirrja e Yll Rrustemit nga Lidhja Demokratike për solidaritet mes studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe atyre në Shqipëri ka nxitur reagimin e aktivistëve studentorë Mevlan Ademi dhe Suhejb Memedi, të cilët e ftuan të dëshmojë mbështetjen përmes pjesëmarrjes në protestat në Tiranë.

Rrustemi vuri në pikëpyetje mungesën e përkrahjes nga studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për protestat në Shqipëri, duke kujtuar se studentët nga Shqipëria kishin mbështetur më herët kauzën e tyre për të drejtat gjuhësore.

Reagimi i Mevlan Ademit ishte ironik, duke e sfiduar Rrustemin që të kalojë nga deklaratat publike te veprimi konkret.

„Unë në Tiranë jam yll, ku je ti? Përkrahje tastiere ka mjaft!“, shkroi Ademi.

Ndërkaq, Suhejb Memedi e ftoi Rrustemin që t’u bashkohet në Tiranë për të mbështetur studentët protestues.

„Ylli, të presim në Tiranë, koleg! Që të gjithë së bashku t’i ndihmojmë kolegët tanë nga Shqipëria. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me organizatorët“, shkroi Memedi.

Debati, kështu, u zhvendos nga thirrjet për solidaritet në rrjetet sociale te ftesa për mbështetje konkrete të protestave studentore në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *