Videoja tronditëse nga Kumanova: Tre vajza dyshohen se rrahën dhe poshtëruan një 14-vjeçare

Një video e publikuar në rrjetin social TikTok ka zbuluar një rast të rëndë dhune ndaj një 14-vjeçareje në Kumanovë, e cila dyshohet se është rrahur dhe torturuar psikologjikisht nga tri bashkëmoshatare. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në muajin mars në një shtëpi të braktisur, ndërsa viktima e denoncoi rastin vetëm pasi pamjet u publikuan në internet.

Policia ka identifikuar të dyshuarat – një 19-vjeçare dhe dy të mitura, 16 dhe 14 vjeçe – të cilat dyshohet se e ftuan viktimën për një “sqarim”, e sulmuan fizikisht dhe e filmuan me telefona celularë. Rasti po hetohet në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës dhe priten kallëzime penale.

Sociologët e cilësojnë rastin si alarmues, duke paralajmëruar për ndikimin e përmbajtjeve të dhunshme në rrjetet sociale te të rinjtë. Ky është rasti i tretë i ngjashëm gjatë këtij viti, pas incidenteve të regjistruara në Tetovë dhe Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *