Rexhepi: Protestat do të vazhdojnë nëse Komuna nuk reflekton
Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, akuzoi Komunën e Tetovës se ka penguar qytetarët të marrin pjesë në protestën e dytë kundër rikthimit të emrave të vjetër të rrugëve.
Gjatë protestës, Rexhepi deklaroi se organizatorët e kishin njoftuar paraprakisht policinë për tubimin, ndërsa, sipas tij, edhe përfaqësues të korit diplomatik në Shkup po e monitorojnë situatën.
Ai theksoi se protestat do të vazhdojnë dhe se intensiteti i tyre do të varet nga mënyra se si do të reagojë Komuna e Tetovës ndaj kërkesave të qytetarëve. Sipas Rexhepit, pjesëmarrja në protestë dëshmon

