Artisti Ramë Dardania pjesë e “Crowncaps for Migration” në Zvicër

Artisti bashkëkohor Ramë Dardania do të marrë pjesë në projektin ndërkombëtar “Crowncaps for Migration”, i cili do të zhvillohet nga 3 deri më 14 gusht 2026 në Zürich Hauptbahnhof, një nga hapësirat publike më të frekuentuara në Zvicër.

Projekti, i organizuar nga Satellites of Art, bashkon artistë nga vende të ndryshme dhe trajton tema si migrimi, identiteti dhe dialogu ndërkulturor përmes artit bashkëkohor.

Një nga aktivitetet kryesore do të jetë biseda publike e artistëve më 13 gusht, ku Ramë Dardania do të diskutojë me piktoren dhe artisten e instalacioneve Ursula Wolf mbi procesin krijues, mesazhet e veprave dhe përvojat që kanë ndikuar në krijimtarinë e tyre.

Pjesëmarrja në këtë projekt përbën një tjetër prezantim të artit bashkëkohor shqiptar në skenën ndërkombëtare, duke promovuar dialogun dhe mirëkuptimin përmes artit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *