VLEN i përgjigjet BDI-së: Problemin e emrave të rrugëve e trashëguam nga ju

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së, duke i cilësuar ato si shenjë të “panikut politik” dhe duke e akuzuar partinë opozitare se po përpiqet të politizojë çështjen e emrave të rrugëve në Tetovë.

Në reagim, VLEN thekson se problemi nuk është krijuar nga qeverisja aktuale, por është trashëgimi e viteve të qeverisjes së BDI-së. Sipas koalicionit, çështja do të zgjidhet përmes institucioneve dhe në përputhje me ligjin, në interes të qytetarëve.

VLEN akuzon BDI-në se, në vend që të pranojë përgjegjësinë për lëshimet e së kaluarës, po përhap dezinformata dhe po nxit tensione politike. Koalicioni shton se është i fokusuar në zgjidhjen e problemeve konkrete dhe realizimin e projekteve për Tetovën.

Në fund të reagimit, VLEN ironizon protestat e BDI-së, duke deklaruar se, krahas çështjes së emrave të rrugëve dhe jurisprudencës, “po i rregullon” edhe problemet e tjera, ndërsa thekson se Tetova ka nevojë për punë, përgjegjësi dhe rezultate, e jo për përplasje politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *