Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burg
Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-drejtuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.
Aktgjykimi u shpall gjatë seancës ku po bëhet publik vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pas procesit gjyqësor të zhvilluar për disa vite në Hagë.

