Rriten çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut, nga mesnata do të rriten çmimet e derivateve të naftës.
Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rritet për 4,50 denarë për litër, ndërsa EURODIZELI do të shtrenjtohet për 6,50 denarë për litër. Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (EL-1) rritet për 6 denarë për litër, ndërsa mazuti M-1 SU për 0,188 denarë për kilogram.
Nga 18 gushti 2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale do të jenë:
- EUROSUPER BS-95: 91,50 denarë/litër
- EUROSUPER BS-98: 93,50 denarë/litër
- EURODIZEL BS: 98,00 denarë/litër
- EL-1: 98,50 denarë/litër
- Mazut M-1 SU: 43,726 denarë/kilogram
Tregtarët kanë të drejtë të vendosin çmime edhe më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara.

