Nis pastrimi i deponisë në Tearcë, Memishi: Po i japim fund një problemi shumëvjeçar

Komuna e Tearcës ka nisur aksionin për pastrimin e deponisë në fshatin Tearcë, e cila sipas kryetarit të komunës, Daut Memishi, për shumë vite kishte mbetur e mbuluar nga mbeturinat.

Memishi bëri të ditur se me këtë ndërhyrje hapësira po merr një pamje të re, ndërsa aksioni synon të përmirësojë pastërtinë, të mbrojë mjedisin dhe të krijojë kushte më të shëndetshme për banorët.

“Pas shumë vitesh, deponia në fshatin Tearcë po pastrohet nga mbeturinat e grumbulluara, duke i dhënë kësaj hapësire një pamje krejtësisht të re. Me këtë aksion po kontribuojmë drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët. Tearca e pastër është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Memishi.

Sipas Komunës së Tearcës, aksioni është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e pastërtisë publike dhe mbrojtjen e mjedisit në të gjitha vendbanimet e komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *