RMV dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin në shërbimet sociale
Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në fushën e shërbimeve sociale. Dokumentin e nënshkruan ministri Gjoko Velkovski dhe ministrja turke Mahinur Ozdemir Goktas. Memorandumi synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira. Bashkëpunimi do të përfshijë shërbimet sociale për familjet, gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet punësimit dhe integrimit të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.
Dy vendet do të bashkëpunojnë edhe në mbështetjen e plakjes aktive dhe luftën kundër dhunës ndaj grave.
Memorandumi parasheh shkëmbim të ekspertëve, dokumenteve dhe praktikave më të mira, si dhe organizimin e konferencave e seminareve.
Sipas ministrit Velkovski, synimi është që përvojat e mira të shndërrohen në zgjidhje konkrete për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Marrëveshja parashikon edhe shkëmbim përvojash në fushën e ndihmës sociale dhe vlerësimit të shërbimeve.
Memorandumi është nënshkruar për një periudhë prej pesë vitesh, me mundësi vazhdimi automatik.

