Këshilli i Prokurorëve formon komisionet për zgjedhjen e shefit të ri të PTHP NKOK

Këshilli i Prokurorëve Publikë do të mbajë sot seancë, në të cilën pritet të formohen komisionet që do të zhvillojnë procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK).

Sipas rendit të ditës së seancës së 50-të të Këshillit, është paraparë formimi i Komisionit për Përgatitjen e Listave të Kandidatëve, si dhe i Komisionit për Zgjedhjen e Kryeprokurorit Publik të PTHP NKOK.

Formimi i këtyre komisioneve shënon fillimin e procedurës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë që merret me rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *