Lidhja Shqiptare zgjedh Kryesinë e re, Elmi Aziri kryetar i Kuvendit
Sela: Lidhja Shqiptare do të kundërshtojë çdo vendim në dëm të shqiptarëve
Lidhja Shqiptare (LSh) ka mbajtur Kuvendin e partisë, ku u zgjodh Kryesia e re dhe deputeti Elmi Aziri u emërua me mbështetje unanime kryetar i Kuvendit të partisë.
Në mbledhje u vendos gjithashtu që disa vende në Kryesi të mbeten vakante deri në përfundimin e konsolidimit të strukturave lokale dhe përfshirjes së anëtarëve të rinj. Kuvendi miratoi edhe ristrukturimin e degëve të partisë dhe organizimin e kuvendeve lokale për zgjedhjen e drejtuesve të tyre.
Gjatë diskutimeve për situatën politike në vend, kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, deklaroi se partia do të vazhdojë të mbrojë interesat e shqiptarëve dhe do të kundërshtojë çdo vendim që, sipas tij, cenon të drejtat e tyre. Ai theksoi se Lidhja Shqiptare do të ruajë autonominë politike dhe nuk do të pranojë kompromise që, sipas tij, dëmtojnë interesin kolektiv të shqiptarëve.

