Temperatura deri në 41°C, pasdite mundësi për stuhi
Temperatura deri në 41°C, pasdite mundësi për stuhi
Maqedonia e Veriut sot do të përfshihet nga mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 35 deri në 41 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të ketë vranësira të pakta deri mesatare dhe lokale, ndërsa gjatë pasdites priten kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, kryesisht në zonat malore.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperaturë maksimale deri në 40°C. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

