SHQIPËRIA MBYLL DYERT PËR DY SHTETAS TË MAQEDONISË SË VERIUT- SHPALLEN “NON GRATA” VALON BELA DHE BEKIR HALIMI

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë shpallur “non grata” nga autoritetet shqiptare, pas dyshimeve se kanë zhvilluar veprimtari që cenojnë interesat e shtetit shqiptar.

Sipas raportimit të Top Channel, vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme pas një propozimi të Njësisë Antiterror në Policinë e Shtetit. Burime pranë gazetares Anila Hoxha bëjnë të ditur se autoritetet shqiptare kanë siguruar të dhëna që i lidhin dy personat me aktivitete të dyshuara në dëm të sigurisë dhe interesave të vendit.

Të shpallur të padëshiruar janë Valon Bela, dhe Bekir Halimi, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Megjithëse vendimi tashmë është zyrtarizuar, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë ende detaje mbi natyrën e aktiviteteve që kanë çuar në shpalljen e tyre “non grata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *