11.6 tonë speca nga Maqedonia kthehen nga Bullgaria – u zbuluan pesticide mbi nivelin e lejuar

Autoritetet bullgare kanë kthyer në Maqedoninë e Veriut një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar.

Ngarkesa kishte hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare Zlatarevo dhe ishte destinuar për një operator tregtar në Petriç. Specat u ndaluan dhe u vendosën në një depo frigoriferike deri në përfundimin e kontrolleve laboratorike.

Pas konfirmimit të rezultateve, Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore urdhëroi kthimin e të gjithë ngarkesës te furnizuesi. Sipas autoriteteve, produkti nuk ka arritur në dyqane apo tregje në Bullgari.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se nga cila pjesë e Maqedonisë së Veriut kanë ardhur specat, ndërsa nuk janë publikuar as emri i prodhuesit apo eksportuesit.

Kontrolli është pjesë e mbikëqyrjes së shtuar të importeve të frutave dhe perimeve nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *