Zoran Gerasimovski në krye të Apelit në Shkup, shpallet konkurs për kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme zgjodhi gjyqtarin Zoran Gerasimovski ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup, pasi kryetarja e deritanishme, Meri Dika, dje u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

Për ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup ishin propozuar gjyqtarët Tanja Mileva dhe Zoran Gerasimovski, ndërsa Këshilli vendosi që këtë funksion përkohësisht ta ushtrojë Gerasimovski.

Njëkohësisht, Këshilli Gjyqësor mori vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Këshilli vendosi gjithashtu për pezullimin e përkohshëm të funksionit gjyqësor të Meri Dikës, pas zgjedhjes së saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *