Mbi 5.700 fëmijë në listë pritjeje për çerdhe, në Aerodrom prindërit alarmojnë për mbipopullim

Mbi 5.700 fëmijë në të gjithë vendin janë në listë pritjeje për regjistrim në çerdhe, ndërsa prindërit në Aerodrom alarmojnë për mbipopullim dhe mungesë të personelit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Politikës Sociale, deri në prill të vitit 2026, në çerdhe janë regjistruar 38.797 fëmijë, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm është për 36.752 fëmijë.

Iniciativa “Çerdhe humane dhe të sigurta – Aerodrom” pretendon se në disa grupe për foshnja ka deri në 39 ose 44 fëmijë, edhe pse sipas tyre numri i paraparë është 12 deri në 15 fëmijë. Prindërit kërkojnë më shumë personel, kontrolle inspektuese dhe ndërtimin e çerdheve të reja.

Nga Komuna e Aerodromit pranojnë se ekziston nevojë reale për kapacitete shtesë, por thonë se situata duhet të shihet në kontekstin e numrit të grupeve dhe faktit se jo të gjithë fëmijët e regjistruar janë të pranishëm çdo ditë.

Ministria paralajmëron se deri në fund të vitit duhet të hapen 15 çerdhe të reja, ndërsa deri në fund të vitit 2027 planifikohet ndërtimi i 37 çerdheve, me kapacitet për rreth 3.800 fëmijë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *