Koalicioni Shqiptar drejt dy mandateve në Kuvendin e Serbisë
Koalicioni Shqiptar është drejt sigurimit të dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, sipas përllogaritjeve paraprake të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas rezultateve të deritanishme, mandatet pritet t’i fitojnë Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Visar Mehmeti nga Alternativa për Ndryshim (APN).
Megjithatë, bëhet fjalë për përllogaritje paraprake, ndërsa konfirmimi përfundimtar varet nga rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.

