Armë automatike dhe 133 fishekë në shtëpinë e një 69-vjeçari në Gostivar
Një 69-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike dhe gjithsej 133 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Kontrolli është kryer me urdhër gjykate. Sipas informacioneve të publikuara nga Portalb.mk, personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Ndërkaq, më 6 tetor, policia ka arrestuar edhe tre persona, dy nga Gostivari dhe një nga Tetova, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrolleve, në shtëpinë e njërit prej personave janë gjetur dy paketime me marihuanë. Marihuanë është konfiskuar edhe nga personi i dytë, ndërsa te i treti është gjetur kokainë.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

