Rriten çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, nga mesnata do të rriten çmimet e derivateve të naftës.

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rritet për 4,50 denarë për litër, ndërsa EURODIZELI do të shtrenjtohet për 6,50 denarë për litër. Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (EL-1) rritet për 6 denarë për litër, ndërsa mazuti M-1 SU për 0,188 denarë për kilogram.

Nga 18 gushti 2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale do të jenë:

  • EUROSUPER BS-95: 91,50 denarë/litër
  • EUROSUPER BS-98: 93,50 denarë/litër
  • EURODIZEL BS: 98,00 denarë/litër
  • EL-1: 98,50 denarë/litër
  • Mazut M-1 SU: 43,726 denarë/kilogram

Tregtarët kanë të drejtë të vendosin çmime edhe më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *