Ambasadori Meidani uron 2 Gushtin: “Si ta ndërtojmë Maqedoninë, ashtu do ta kemi”

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka uruar qytetarët me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, duke theksuar rëndësinë e barazisë, bashkimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

“Si ta ndërtojmë Maqedoninë, ashtu do ta kemi”, shkruan Meidani, duke theksuar se kjo fjali jehon nga dokumentet e 2 Gushtit dhe nga ngjarjet që kjo datë kujton.

Sipas tij, bëhet fjalë për një shtet të ngritur mbi barazinë e qytetarëve dhe bashkësive që e përbëjnë, ku secili e njeh veten si bashkëthemelues dhe kontribues.

“Ilindeni mbetet simbol i forcës së bashkimit, i guximit dhe i sakrificës së brezave që kërkuan liri e dinjitet”, thekson ambasadori Meidani.

Ai shton se këtë frymë e ndien edhe sot, teksa jeton dhe punon në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se forca e këtij vendi qëndron te njerëzit e tij.

“Me këta njerëz qëllimi vazhdon edhe sot: në institucione, në besimin mes bashkësive dhe në rrugën evropiane që e ecim bashkë krah për krah”, shkruan Meidani.

Në fund, ambasadori i Shqipërisë ka uruar qytetarët: “Gëzuar 2 Gushtin – Ditën e Republikës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *