27-vjeçar nga Kumanova gjendet i vdekur në burgun e K’shanjës, urdhërohet autopsi

Një i burgosur 27-vjeçar nga Kumanova është gjetur i vdekur në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i K’shanjës, kanë njoftuar autoritetet.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, rasti është raportuar dje rreth orës 12:35, pasi nga burgu është njoftuar policia se i dënuari me inicialet S.Sh. (27) është gjetur pa shenja jete.

Në vendngjarje ka kryer ekspertizë ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup, e cila pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *