Tensione në Kërçovë për banderolën “Mirë se vini mërgimtarë”, qytetarët pengojnë largimin e saj
Vendosja e një banderole me mbishkrimin “Mirë se vini mërgimtarë” në hyrje të Kërçovës ka shkaktuar tensione mes policisë dhe qytetarëve. Sipas informacioneve SPB Kërçovë ka kërkuar largimin e banderolës, duke nxitur reagimin e banorëve.
Gjatë përpjekjes së policisë për ta hequr mbishkrimin, në vendngjarje u mblodhën qytetarë të cilët kundërshtuan largimin e saj dhe nuk lejuan ndërhyrjen.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Shkodran Alili, i cili deklaroi se qytetarët nuk do të lejojnë heqjen e banderolës dhe se do të vazhdojnë ta mbrojnë atë, pavarësisht përpjekjeve për largimin e saj.
