Valon Bela reagon pas shpalljes “non grata”: “Historia dhe kontributi nuk fshihen me një vendim administrativ”


Pas shpalljes së tij si person i padëshiruar nga autoritetet shqiptare, Valon Bela ka reaguar duke e cilësuar vendimin si politik dhe të padrejtë. Ai deklaroi se një vendim administrativ nuk mund të zhbëjë, sipas tij, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari në historinë kombëtare.

Bela kritikoi mungesën e transparencës për arsyet e këtij vendimi dhe u shpreh se qeveritë janë të përkohshme, ndërsa historia mbetet. Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj qeverisë shqiptare për mënyrën e trajtimit të Kosovës dhe raportet me Serbinë, duke e lidhur shpalljen e tij “non grata” me zhvillime politike.

Autoritetet shqiptare deri tani nuk kanë publikuar detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete që çuan në vendimin për shpalljen e tij dhe Bekir Halimit persona të padëshiruar.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10238271146210774&id=1029340653&mibextid=wwXIfr&rdid=kQ7F6g0gHfQFJL9g#
https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10238271146210774&id=1029340653&mibextid=wwXIfr&rdid=kQ7F6g0gHfQFJL9g#

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *