Shasivari ndryshon qëndrim për provimin e jurisprudencës në shqip, reagon Mevlan Ademi

Mevlan Ademi ka reaguar ndaj deklaratave të Prof. Dr. sc. Jeton Shasivarit lidhur me të drejtën e studentëve shqiptarë për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ademi, duke iu referuar një deklarate të mëhershme të Shasivarit, thekson se ai më parë kishte pohuar se studentëve shqiptarë po u mohohej një e drejtë kushtetuese dhe ligjore.

“…duke privuar 385 studentë shqiptarë, qytetarë të Maqedonisë, nga e drejta e tyre kushtetuese dhe ligjore”, kishte deklaruar Shasivari.

Në reagimin e tij, Ademi rikujton edhe një tjetër qëndrim të Shasivarit, ku ai kishte thënë se mungesa e procedurave gjyqësore në gjuhën shqipe nuk i jepte të drejtë ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, që çështjen e provimit të jurisprudencës ta ndërlidhte me gjuhën në të cilën zhvillohen aktualisht procedurat gjyqësore.

“Por tani na doli se për këtë qenka i domosdoshëm ligji. Pra, kjo bie ndesh me atë që vetë ai e ka thënë më herët”, shkruan Ademi.

Ai thotë se studentëve dhe kolegëve të tij nuk u nevojitet shpjegim për të drejtën e tyre gjuhësore, duke e konsideruar situatën si diskriminim.

“Ne jemi të bindur se po na shkelen të drejtat në mënyrë të përsëritur”, shkruan Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *