Mickoski: Eksportet po rriten më shpejt se importet

Eksportet e Maqedonisë së Veriut po rriten më shpejt se importet, ndërsa deficiti tregtar po shënon ulje, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.Ai tha se të dhënat për korrikun kanë tejkaluar pritshmëritë, veçanërisht sa i përket eksporteve.Sipas Mickoskit, rritja e importeve lidhet kryesisht me çmimet e larta të naftës dhe produkteve të saj.Ai vlerëson se stabilizimi i çmimeve të naftës do të ndikonte në uljen e mëtejshme të deficitit tregtar.Mickoski tha se ekonomia e vendit u rrit rreth 3% në vitin 2024 dhe 3.5% në vitin 2025, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2026 rritja ka arritur në 3.7%.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Të dhënat e para për muajin e parë të tremujorit të tretë, që është korriku, janë vërtet mbi pritshmëritë tona, veçanërisht sa i përket eksporteve, të cilat, e përsëris, po rriten më shpejt se importet. Ndërsa importet po rriten për shkak të çmimeve të larta të naftës dhe produkteve të saj. Nëse ajo pjesë e tregut do të stabilizohej, atëherë ajo diferencë do të ishte edhe më e madhe dhe mbulimi do të ishte edhe më i madh. Kjo do të thotë se deficiti tregtar do të ishte edhe më i vogël, gjë që për mua është me të vërtetë një tregues tjetër se më në fund mund të flasim për një situatë të konsoliduar. Duke marrë parasysh se ku ishim 25-26 muaj më parë. 

Sipas tij, pritjet janë që viti 2026 të përfundojë me rritje ekonomike prej 3.5 deri në 4%.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Vitin 2024 e mbyllëm me një rritje të produktit të brendshëm bruto prej afërsisht 3%, vitin 2025 3.5%, këtë vit në gjysmën e parë jemi 3.7%, presim ta mbyllim vitin midis 3.5 dhe 4% në kushte kur kemi krizën më të madhe energjetike në botë që njerëzimi e mban mend, luftën në Ukrainë, por edhe krizën ekonomike në rritje në Evropë, dhe mendoj se kjo përfaqëson një rezultat vërtet të mirë dhe pozitiv.

Kryeministri theksoi se këto rezultate janë arritur në një periudhë të krizave globale energjetike dhe ekonomike.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut, sipas vlerësimit të tij, në tre vitet e ardhshme do të jetë një vend shumë më i mirë për të jetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *