Mucunski në Izrael, thellohen marrëdhëniet dypalëshe

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë vizitës në Izrael u takua me homologun e tij izraelit, Gideon Saar, ku u konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe angazhimi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në ekonomi, mbrojtje, siguri kibernetike, shëndetësi, bujqësi dhe turizëm.

Sipas Mucunksit, vizita synon që marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve të shndërrohen në bashkëpunim më konkret dhe dinamik.

Gjatë vizitës u nënshkruan edhe dy dokumente dypalëshe: Programi për bashkëpunim në arsim, shkencë, kulturë, rini dhe sport për periudhën 2026–2029, si dhe Memorandumi i mirëkuptimit për konsultime ekonomike dypalëshe mes dy ministrive të jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *