Mickoski: Autostrada Kërçovë–Ohër pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se autostrada Kërçovë–Ohër pritet të përfundojë dhe të vihet në funksion gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, nëse punimet zhvillohen sipas planit. Ai njoftoi gjithashtu se punimet për segmentin Bllacë–Shkup pritet të nisin gjatë këtij muaji ose më së voni në fillim të muajit të ardhshëm.

Sa i përket segmentit Bukojçan–Kërçovë, Mickoski tha se është marrë një sinjal pozitiv nga huadhënësi, i cili nuk ka paraqitur vërejtje për projektin. Sipas tij, tani pritet përfundimi i procedurës së ankesave, për të vazhduar me hapat e mëtejshëm të realizimit të projektit.

 “Autostrada Kërçovë–Ohër, nëse gjithçka shkon sipas planit, pres që në tremujorin e parë, më së voni vitin e ardhshëm, të përfundojë dhe ky segment të vihet në përdorim, në mënyrë që qytetarët të mund ta shfrytëzojnë. Në të njëjtën kohë, pres që këtë muaj, ose më së voni në fillim të muajit të ardhshëm, të fillojë edhe segmenti Bllacë–Shkup. Kemi marrë gjithashtu informacion pozitiv nga huadhënësi për segmentin Bukojçan–Kërçovë, ku nuk kanë pasur vërejtje. Tani presim të përfundojë zyrtarisht pjesa e ankesave, që të mund të vazhdojmë më tej me procedurën”, tha Micksoki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *