Gjykata Kushtetuese kritikon partitë: Mos e politizoni punën tonë

Pas protestës së BDI-së, Gjykata Kushtetuese: Nuk i nënshtrohemi presioneve politik

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut reagoi pas protestës së BDI-së në Tetovë, duke akuzuar partitë politike se po përpiqen ta politizojnë dhe diskreditojnë punën e saj për përfitime politike.

Në kumtesë, Gjykata thekson se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme, se nuk do t’i nënshtrohet asnjë presioni politik dhe u bën thirrje partive të përmbahen nga protestat kundër institucioneve dhe nga përhapja e dezinformatave.

Gjykata rithekson se vendimi për shfuqizimin e emrave të disa rrugëve në Tetovë nuk lidhet me përmbajtjen e emrave, por me faktin se, sipas saj, nuk është dëshmuar se është respektuar procedura ligjore për miratimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *