Gashi: Nuk po kontrabandojmë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, po punojmë me shumë detaje
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka mohuar akuzat e opozitës se po tentohet të “kontrabandohet” miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat,
Gashi tha se procesi për këtë ligj ka nisur prej dy vitesh dhe se aktualisht po punohet në mënyrë të detajuar. Sipas tij, synimi është krijimi i hapësirës për komunikim mes grupeve parlamentare për të arritur një zgjidhje të pranueshme.
Ai u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin, duke theksuar se, edhe nëse mund të ketë mangësi, është më mirë të ekzistojë një ligj që rregullon parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat sesa të mos ketë fare një të tillë.
“Në asnjë moment nuk kemi thënë se ligji është perfekt. Ai mund të ketë mangësi, por mangësitë po presupozohen apo po prejudikohen. Unë mendoj se duhet të kemi një ligj, sidomos për parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Shumë më mirë është të kemi një ligj, sesa të mos kemi fare”, deklaroi Gashi.

