Bekim Sali takon ministrin Agon Ferati, në fokus dialogu ndërmjet komuniteteve
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim pune me ministrin për Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e dialogut ndërmjet komuniteteve.
Gjatë takimit, Sali i uroi Feratit suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të ndërtimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse.
Sali theksoi se koordinimi ndërmjet institucioneve është thelbësor për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive dhe forcimin e dialogut në vend.
“Qëllimi ynë është avancimi i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, forcimi i dialogut dhe ndërtimi i një shoqërie më gjithëpërfshirëse, në interes të të gjithë qytetarëve”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë pas takimit.

