Shefi i Forcave të Armatosura të Gjermanisë viziton Shkupin, në fokus bashkëpunimi ushtarak dhe mbrojtja

Shefi i Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjenerali Karsten Brojer, zhvilloi sot vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me udhëheqësit e institucioneve shtetërore dhe ushtarake për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vlerësoi se vizita e gjeneralit Brojer është dëshmi e angazhimit të NATO-s për stabilitetin rajonal, duke theksuar se partneriteti me Gjermaninë kontribuon në ndërtimin e një sistemi mbrojtës më elastik dhe të ndërveprueshëm.

Nga ana e tij, gjenerali Brojer nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake, shkëmbimit të përvojave dhe realizimit të projekteve konkrete mes dy vendeve. Ai bëri të ditur se së fundmi është arritur marrëveshje për shkëmbimin e pajisjeve ushtarake ndërmjet forcave të armatosura të Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në takim u vlerësua edhe mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për reformat në Maqedoninë e Veriut, ndërsa presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se diaspora e vendit në Gjermani mbetet një urë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *