UNESCO shtyn për pesë vjet futjen e Rajonit të Ohrit në listën e trashëgimisë në rrezik

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s ka vendosur të shtyjë për pesë vjet futjen e Rajonit të Ohrit në listën e trashëgimisë botërore në rrezik.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, e cilësoi vendimin si një sukses të rëndësishëm diplomatik për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ai është rezultat i koordinimit mes institucioneve shtetërore dhe angazhimit diplomatik me UNESCO-n dhe vendet anëtare të Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Sipas Mucunskit, ky afat shtesë duhet të shfrytëzohet për zbatimin e rekomandimeve për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit dhe për realizimin e planit strategjik për rehabilitimin e tij deri në vitin 2030.

“Liqeni i Ohrit, me veçantinë natyrore, biodiversitetin dhe trashëgiminë e pasur kulturo-historike, është një pasuri e paçmuar botërore”, deklaroi Mucunski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *